E rëndë në Vlorë/ 33-vjeçari rreh babain, 41-vjeçari ngacmon seksualisht 52-vjeçaren

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 10:06

Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar dhe një 41-vjeçar. Ky i fundit me iniciale E. K. u denoncua nga një 52-vjeçare për ngacmim seksual. Ndërkohë 33-vjeçari akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht babain e tij.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi Zh. Sh., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit