Vrasja e të riut nga Kukësi pas sherrit tek “Kobra City”/ Xhaxhai: Predha i kapi mushkërinë dhe zemrën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.01.2023, 07:57

Visart Cengu 31-vjeç mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në Prizren pas një sherri me armë. Ai shoqërohej nga 27-vjeçari Rufgen Shehu dhe i cili mbeti i plagosur dhe Arben Basha i cili mundi të shpëtonte pa dëmtime.

Viktima u qëllua në shpinë me armë zjarri pas një sherri në klubin “Kobra City” e për pasojë gjeti vdekjen. Miku i tij Shehu, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Gjithçka nisi pas një sherri verbal që përshkallëzoi në përleshje fizike e më pas në përdorimin e armëve. I dyshuari kryesor i vrasjes është pronari i klubit, Dibran Hoxhaj dhe 6 persona të tjerë.

Besim Cengu, xhaxhai i viktimës, ka thënë për mediat se plumbi i ka prekur nipit të tij mushkërinë dhe një pjesë të zemrës e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Makina ku ishte djali nuk ka pasur armë. Pasi janë zënë aty, ka pasur goditje nga pas pasi është nisur makina. Nipi im ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur. Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”,-ka deklaruar ai.

Përsa i përket shlakut të sherrit, ku sipas Prokurorisë së Prizrenit ka qenë një faturë e papaguar prej 400€ nga ana e grupit të viktimës, ai e quan të pavërtetë pasi thotë se nipi i tij jetonte në Francë.

“Ndoshta, sepse ka pasur ngatërresë që brenda mesa mora vesh unë. Por unë i njoh të tre dhe kam bindjen e plotë se këta nuk kishin lidhje me konsumim të një ushqimi dhe të mos paguajnë. Ata kanë qenë çuna të sjellshëm. Fakti që në makinë nuk kanë pasur asnjë mjet luftarak, ata kanë qenë paqësore dhe kanë shkuar për të konsumuar diçka. Djali ka qenë në Francë dhe u kthye tani”,-shton ai.

Cangu i bëri apel drejtësisë të mos jetë indiferente, pasi nëse kjo ndodh, familja e viktimës nuk do të qëndrojë e tillë.

“Është mirë që drejtësia të merret dhe mos e nxitë vëllain me indiferencë. Organet në Kosovë dhe Shqipëri ta shqyrtojnë këtë rast. Nëse do ketë diference atëherë nuk duhet të ketë indiferencë nga krahu jonë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit