Të gjithë duhet të stërviten me rroba të rehatshme në palestër dhe ato që frekuentojnë palestrën pohojnë se një vajzë po i bën të mos ndihen rehat për shkak të veshjeve të saj zbuluese.
Përdoruesja e TikTok Sarah Caus poston rregullisht stërvitjet e saj në internet. Megjithatë, nuk është rutina e saj ajo që i bën njerëzit të flasin, por vithet e saj të sheshta.
Në një klip të parë mbi 4.3 milion herë ajo duket e veshur me një bluzë të vogël të zezë dhe funde të shkurtër jeshil, dhe filmon veten duke ecur në shkallët e palestrës. Caus shpesh stërvitet me mbathje të shkurtra dhe videot e saj grumbullojnë mijëra komente nga njerëz të shokuar nga zgjedhjet e saj për veshjen.
“Sinqerisht. Trego pak klas”,- i komentoi një grua.
Dikush tjetër e pyeti me shaka, "A po shkon në plazh?"
Përdorues të tjerë u tallën me zgjedhjen e veshjes së vajzës, duke i thënë se ishte veshur në atë mënyrë thjesht për vëmendje. Të tjerë vunë në dyshim kodin e veshjes së palestrës.
Megjithatë vajza ka deklaruar se nuk i intereson mendimi i njerëzve për sa kohë ndihet rehat.