“Prokurorët shpërdoruan detyrën”/ Apeli për hetimin: Me dashje nuk hetuan provat për Ahmetajn

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.01.2023, 07:14

Prokurorët që hetuan inceneratorët nuk kanë vepruar me dashje për të hetuar edhe Arben Ahmetaj dhe kjo shmangie nga provat përbën shpërdorim detyre.

Me këmbënguljen se Gjykata e Posaçme duhet të urdhërojë prokurorinë SPAK të regjistrojë hetimet ndaj Eneid Nakucit dhe Klodian Brahos, gazetari Adriatik Doci radhit shkeljet e përfaqësuesve të akuzës.

Kryesorja sipas gazetarit është fakti se pavarësisht akuzave për shpërdorim detyre në bashkëpunim, dy prokurorët rezulton se nuk e kanë pyetur ende ish ministrin e financave Arben Ahmetaj, së fundmi edhe zëvendës kryeministër. E dyta thekson gazetari është fshirja e provave nga e-maili i Klodian Zotos, që paguante akomodime luksoze në hotele jashtë Shqipërisë për ish ministrin i cili ndërkohë firmoste për inceneratorët.

Duke replikuar me vendimin e mos fillimit të Alfred Shehut për dy kolegët e tij Doçi pyet “ku kanë përfunduar e-mailet në kompjuterin e Klodian Zotos” që sipas kallëzimit ju adreson dy prokurorëve që nuk i përfillën provat korruptive edhe atë të zhdukjes së akteve.

Në vendimin e prokurorit Alfred Shehu nuk analizohet asnjë rresht se cilat janë arsyet për mos përfshirjen në hetim të këtyre e-maileve dhe as për mos pyetjen e funksionarit të lartë Arben Ahmetaj.

Për kallëzimin e dy prokurorëve, Shehut ju deshën vetëm 13 ditë të vendoste mos fillimin e çështjes dhe tanimë ky vendim është dorëzuar në gjykatë nga gazetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit