Ky është 68-vjeçari që u gjet i vdekur në Podujevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.01.2023, 21:36

Një punëtor i sigurimit është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës, pra në fabrikën e turshive ‘Dardania SHPK’ në rrugën ‘Qëndresa’ në Podujevë,sinjali mëson se viktima është Idriz Babatinca, 68-vjeçar.

Ekipi mjekësor i Emergjencës pas marrjes së informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të moshuarit.

Po ashtu atje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit