Apelohet për kujdes, dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës në disa akse rrugore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.01.2023, 20:36

Për shkak të mjegullës në disa akse rrugore përgjatë shtetit është ulur dukshmëria. Siç informoi sot pasdite Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” dukshmëri të ulur prej 100 deri 150 metra ka në akset rrugore Manastir – Prilep, Negotinë – Demi Kapi – Udovë, Shkup – Veles dhe Veles – Shkup, prej 50 deri 60 metra në akset rrugore Shtip – Radovish – Strumicë, Ohër – Strugë, Ohër – Resnjë, Koçan – Vinicë dhe Veles – Shtip dhe deri 100 metra në aksin rrugor Shën Nikollë – Kumanovë dhe në qafën malore Pletvar.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër disa rrugë të lagështa.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve më të imëta të dheut.

NP “Rrugët e Maqedonisë” bën thirrje për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Nga atje theksojnë se ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” vazhdimisht janë në teren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme. Të gjitha informacionet më të hollësishme pjesëmarrësit në komunikacion mund t’i marrin në telefonin kujdestar 02 25 61 502.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit