Dyshohet se i biri u përfshi në vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga policia babai i Albano Velos

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 15:21

30-vjeçari Albano Velo, është i arrestuari i cili akuzohet si autori i vrasjes së Edmond Papa. Velo është arrestuar nga policia natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, në Rinas, teksa kthehej nga Franca, ndërkohë që sot Gjykata e ka lënë në burg.

Vrasja e Edmond Papës ka lidhje me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit që iu bë atentat me tritol në aksin Sauk -TEG më qershor të vitit 2022. Gjithashtu në kërkim është shpallur bashkëautori, A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Ndërkohë është shkarkuar nga detyra, polici Dilaver Velo, babai i Albanos pasi dyshohet si një prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës në datën 16 dhjetor 2022 në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit