Disa orë para vrasjes së kukësianit, Kobra shfaqte jetën e tij prej gangsteri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.01.2023, 12:08

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, është arrestuar pasi dyshohet se për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi. Sipas policisë shqiptare, Kobra dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tre shqiptarëve, të cilët ishin duke u larguar për në Kukës.

31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

Kush janë personat që u përfshinë në sherrin, ku mbeti i vrarë 31 vjeçari nga Kukësi

“Kobra” vetëm disa orë para vrasjes kishte publikuar video në Tik-Tok. Ai aty po shfaqte jetën prej gangesteri.

Në video dukej se po shijonte jetën e natës.

Ai vazhdimisht në rrjetet sociale ekspozon jetën e tij luksoze.

“Kobra” është emër i njohur për policinë.

Lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj, janë disa nga veprat penale, për të cilat Dibran Hoxhaj apo i njohur ndryshe me pseudonimin “Kobra”, është dënuar plot 16 herë.

Ai në shtator 2022 ishte dorëzuar në polici pas tre ditësh që ishte në kërkim.

Ngjarja e rëndë në Prizren – kështu dyshohet se nisi konflikti mes kuksianëve e “Kobrës”

Kobra e kishte sulmuar fizikisht një person dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

16 herë i dënuar – Veprat e rënda penale me të cilat ngarkohet Dibran Hoxhaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e 31 vjeçarit

Rasti kishte ndodhur në një klub nate. Viktima ishte i dehur dhe shkak i përleshjes ishin problemet e mëhershme mes tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit