Visart Cengu, 31-vjeçari që e vranë ishte kthyer në Kukës për Vit të Ri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.01.2023, 10:38

Visart Cengu 31 vjeç mbeti viktimë mbrëmjen e djeshme pas të shtënave me armë zjarri në dalje të klubit Kobra City në Prizren. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital teksa nga ngjarja mbeti i plagosur edhe miku i tij 27-vjeçar Rufgen Shehu.

Autor i dyshuar i ngjarjes është pronari i klubit të kërcimit erotik Dibran Hoxhaj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri fizik që më pas pëahkallëzoi në përdorimin e armëve.

Sipas informacioneve, Cengu jetonte në Francë dhe ishte kthyer në vendlindje për të festuar Vitin e ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit