Aksident i rëndë në Leposaviq, momenti kur trupi i një personi nxirret nga lumi “Ibër”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.01.2023, 09:52

Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrë automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Mediat serbe në Kosovë kanë publikuar videon e momentit kur trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi Ibër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit