Qëlloi me armë ndaj të rinjve nga Kukësi ku njërin e la të vdekur, autori i dyshuar është “King Kobra”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 09:16

Mëngjesin e sotëm në një klub nate në Prizren u regjistrua një përplasje me armë zjarri.

Dibran Hoxha që e quan veten “King Kobra” dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Ndërkohë Arben Basha ka arritur që të mbrohet dhe të mos plagoset, teksa ende nuk dihen rrethanat e nisjes së sherrit mes këtyre personave.

Policia e Prizrenit njofton se ka qenë Hoxhaj, i njohur me nofkën “kobra” ai që ka qëlluar me armë drejt të rinjve nga Kukësi brenda klubit të tij të natës.

Vlen të theksohet se Dibran Hoxha është një person me precedent të mëparshëm penal.

Kobra ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit