Shqiptarët sherr me armë në dalje të Prizrenit, vdes rrugës për në spitalin e Kukësit një prej të plagosurve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 08:10

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në dalje të Prizrenit.

Disa shqiptarë janë konfliktuar me një grup kosovarësh pasi kanë dal nga një lokal nate.

Konflikti mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës ka arritur deri në përdrojen e armëve.

Një shtetas shqiptar i identifikuar si A.B. ka transportuar drejt spitalit të Kukësit dy shtetasit e plagosur V.C., 31 vjeç I cili ndërroi jetë rrugës për në spital dhe R. Sh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak.

Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit