Historia/ Burri kishte planifikuar propozimin më romantik për martesë, por gjithçka përfundoi në katastrofë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.01.2023, 19:50

Atick Miah nga Britania kishte zgjedhur ditën e Shën Valentinit për t'i propozuar për martesë të dashurës së tij Tiana Mia.

Ai e mori si një shenjë shumë pozitive që e fejuara e tij e kishte rregulluar që ata të shkonin për një shëtitje në mal në ditën e Shën Valentinit dhe kishte planifikuar propozimin më romantik për martesë – ose kështu mendonte ai.

47-vjeçari prej kohësh donte t'i kërkonte të dashurës të martohej me të, por nuk kishte gjetur momentin e duhur. Kur ajo i njoftoi se kishte arritur të organizonte një udhëtim për të dy në majën më të lartë në Angli, ai e dinte se kishte ardhur koha.

Me ndihmën e tre fëmijëve të saj, ai zgjodhi një unazë fejese mahnitëse prej ari të bardhë me vlerë 500 £ (rreth 600 euro) dhe vuri në jetë planin e tij.

Ata shkuan të ngjisin malin dhe gjatë gjithë kësaj kohe unaza ishte në çantën e Atick-ut dhe ai ishte në ankth të arrinte në majë për t'i propozuar martesë të dashurës së tij.

Megjithatë, pak para se të arrinin majën, shpërtheu një stuhi e madhe dëbore, duke e detyruar çiftin të fillonte një zbritje të shpejtë dhe shumë të pjerrët. Në një moment, Atick u detyrua të zvarritet në shpinë për të zbritur më shpejt. Gjatë kësaj zbritje unaza humbi! E ndërsa çifti u përpoq ta gjenin në dëborë, nën erërat e forta, nuk ia dolën dot.

Tani, ata po u kërkojnë alpinistëve në zonë që të hedhin një sy për unazën, megjithëse Atick pranon se është i zhgënjyer që nuk arriti t'i propozojë kurrë të dashurës së tij ashtu siç e kishte ëndërruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit