Getinjo, vëllai i Mozzikut, thotë se ai kurrë nuk ka fjetur me dikë në krevat, për shkak se e ka gjumin shumë të keq dhe zgjohet shpejt.
33 vjeçari tha se edhe në koncerte kur shkojnë të gjithë flejnë bashkë, ndërsa ai merr një dhomë veç. Aktualisht në shtëpinë e BBV Kosova ai ka krijuar një romancë me Vivien Thanon dhe janë duke fjetur bashkë.
"Po i thosha edhe Vivit unë kurrë nuk kam vjetur me dikë. Luaj nga mendtë po të fle me dikë. E kam problem zhurmën në vesh. E kam gjumin shumë keq edhe në koncerte të gjithë flenë bashkë, kurse unë marr një dhomë veç. Shumë gjumin e lehtë e kam”, tha Getinjo.