Vajza e Niko Peleshit bëhet “kokë shteti”, lëviz me makinë me fenelina

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 02.01.2023, 18:37

Alesia Peleshi është e përkëdhelura e babit që po shijon jetën luksoze, pa punuar asnjë ditë. Për çdo javë, ajo shijon pushimet nëpër Europë dhe jo vetëm. Së fundmi vajza e Niko Peleshit ka sfiduar kufijtë, duke lëvizur me makinë me fenelia.

Alesia ka publikuar një video në Instagram duke ecur me makinë zyrtare rrugëve të Tiranës. Drejtuesit e mjeteve ja detyruar t'i hapin krahun duke kujtuar se pas tyre është një eskortë zyrtare, por pas tyre ka qenë Alesia.

Nuk dihet nëse Niko Peleshi i la dhënë xhiro vajzës makinën e tij qeveritare, të blerë nga taksat e shqiptarëve si dhe të furnizuar me naftën e blerë nga taksat e po të njëjtëve shqiptarë të varfër që me vështirësi kalojnë muajin. I ditur është fakti që vajza e ministrit të mbrojtjes, nuk njeh limite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit