Vjehrri me dy djemtë ftojnë dhëndrin për Vit të Ri, e “shembin” në dru me levë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.01.2023, 18:01

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një apartament në rrugën “Bukureshti” në Pejë. Sipas raportimeve të mediave lokale, një person së bashku me djemtë e tij ka dhunuar dhëndrin e tij duke e bërë për spital.

Ata e kishin ftuar të hante darkë me ta mbrëmjen e datës 1 Janar por janë hakmarrë për një mosmarrëveshje që dhëndri i tyre kishte me bashkëshorten.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur të dielën pasdite dhe motivi i konfliktit mes tyre që eskaloi në dhunë fizike dyshohet të jetë një mosmarrëveshje që viktima e kishte pasur me bashkëshorten e tij.

Ata e kanë rrahur me grushte, shkelma, e madje edhe levë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima ka rrëfyer gjithçka në Polici teksa autorët janë vetëdorëzuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit