Dëmtoi stacionin e urbanit në Pogradec, shpallet në kërkim i riu nga Policia

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 02.01.2023, 17:35

JOQ publikoi rastin e një adoleshenti në qytetin e Pogradecit i cili shkatërroi një stacion urbani. I riu ka dëmtuar pjesën e stolit pritës të stacionit si dhe ka thyer xhamin rrethues.

Policia ka identifikuar shtetasin me iniciale R.K., si përgjegjës të veprës penale "Shkatërrim i pronës publike". Ndaj 18 vjeçarit është lëshuar një urdhër arresti dhe pas gjetjes së tij, pritet të dali para Gjykatës.

Njoftimi

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas.

Strukturat e mësipërme referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin R. K., për veprën penale "Shkatërrimi i pronës".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit