Në mesazhin e Vitit të Ri Putin rrethohet nga “ushtarët e rremë”/ Kush është rusja bionde që shfaqet gjithmonë krah tij?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.01.2023, 17:25

I rrethuar nga disa ushtarë, Presidenti rus, Vladimir Putin u ka uruar Vitin e Ri qytetarëve të vendit të tij.

Por në internet po aludohet shumë nëse ishin vërtet ushtarë ata në anën e të fortit të Kremlinit? Ose thjesht Kremlini rekrutoi aktorë, të afërm të Putinit dhe mbështetësit e tij të zjarrtë që thjesht veshin uniformën ushtarake për të treguar qëndrueshmërinë e Rusisë në luftën kundër Ukrainës?

Siç është raportuar nga rrjeti televiziv francez BFMTV, disa raporte të huaja thanë se në fjalimin e tij të Vitit të Ri të shtunën, nga selia e distriktit ushtarak në Rostov-on-Don, Rusia perëndimore, Putin ishte i rrethuar nga ushtarë “të rremë”, të cilët nuk ishin gjë tjetër veçse aktorë, të afërm dhe përkrahës të flaktë të tij.

Duke iu drejtuar popullit rus, presidenti përshëndeti ata që ai i quajti “heronj” që luftojnë për atdheun e tyre ndërsa lufta kundër Ukrainës është zvarritur për rreth një vit.

Ne do ta bëjmë vendin tonë të madh dhe të pavarur”, theksoi Putin, duke shprehur në të njëjtën kohë sigurinë e tij për fitoren e vendit të tij ndaj Ukrainës.

Dyshimet për ushtarët “fake” u përforcuan kur gazetari bjellorus Tadeuts Zhiskan vuri re në Twitter se në të djathtë të Putinit ishte një grua bjonde ruse që është shfaqur në krah të tij edhe në raste të tjera, por në role të ndryshme. Në një foto, zonja bionde ka veshur rroba të marinës, ndërsa në një tjetër, ajo shfaqet si një nga besimtarët gjatë një shërbimi në kishë dhe çdo herë, në krah të Putinit.

“Fotografitë japin përshtypjen se gruaja është përdorur në disa raste për të shoqëruar presidentin në daljet e tij zyrtare. Si ushtare, si marinare dhe si i krishtere besnike”, nënvizon gazetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit