Vit i ri me taksa të reja, ja disa nga ndryshimet fiskale që hynë në fuqi

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 02.01.2023, 17:11

Për çdo vit, qeveria vendos të ndërhyjë në ndryshimet fiskale duke rritur taksat për shërbime dhe produkte të ndryshme. Edhe për këtë vit, situata ekonomike ka ndryshuar e përrjedhojë edhe thithja e taksave. Kështu që, nisur nga 1 janari i 2023, taksat që u ndryshuan automatikisht përfshinë rritjen e akcizës së cigareve me 5 lekë për paketë dhe dyfishimi i akcizës për birrat e prodhuara brenda vendit, që pritet të reflektohen tek çmimi final.

Nga ky fillimvit, bizneset rrezikojnë gjoba më të larta për fshehjen e punonjësve, shkeljet e procesit të fiskalizimit dhe duhet të mbajnë një sasi të kufizuar paraje cash në arkë. Ndërsa prodhuesit e energjisë, do të paguajnë gjysmën e fitimeve të vitit të shkuar të arritur nga shtrenjtimi i energjisë në formën e kontributit të solidaritetit.

E megjithatë të tjera ndryshime fiskale ka mbetur të planifikuara në buxhet, por ende pa një votë finale. Rihapja e lojërave të fatit online dhe ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat mbeten disa nga ndryshimet e reja fiskale.

Një debat i madh mbi ekonominë e vendit është edhe nisma për amnistinë fiskale e cila pritet të mundësojë legalizimin e parave që do të hyjnë në Shqipëri, nga puna në të zezë jashtë vendit. Ndonëse është kundërshtuar nga instrumente të ndryshme të BE, qeveria duket se do të vazhdojë përpara me këtë amnisti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit