Bie sistemi TIMS, qindra qytetarë bllokohen në kufi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2023, 16:51

Numri i lartë i emigrantëve shqiptarë që festuan festat në Shqipëri, ka bërë që sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar me Greqinë të bllokohen. Sipas "A2CNN", defekti ka zgjatur vetëm disa minuta, pasi është rikthyer sërish për të vijuar me kalimin e udhëtarëve në drejtim të Greqisë ose anasjelltas.

Nga numrat e nxjerrë deri më tani, një nga pikat më të rënduara është pikërisht ajo e Kakavijës, ku sipas informacioneve të deritanishme rezulton se numri i automjeteve që kalojnë është shtuar ndjeshëm. Ndaj dhe për përballimin e situatës, ktualisht po punohet me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje ndërkohë që pala greke po punon me dy sportele në hyrje dhe një në dalje. Gjë që ka shtuar edhe fluksin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit