Akuzohet se hodhi foshnjën 11 muajshe në lumë/ 29-vjeçarja: Nuk e vrava unë! Taksisti tregon sjelljet e “mamasë vrasëse” pas ngjarjes

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.01.2023, 16:36

Është publikuar ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës 11-muajshe, që dyshohet se u vra nga nëna e saj 29-vjeçare në natën e ndërrimit të viteve, duke e hedhur në ujërat e akullta të lumit Aliakmonas, në Veria. Mediat greke raportojnë se foshnja është mbytur në ujë.

Ditën e sotme 29-vjeçarja është dërguar në Gjykatën e Verias, është vendosur para prokurorit dhe hetuesisë, i është lënë afat për të kërkuar falje, më pas është lënë në pranga. Duke dalë nga hyrja kryesore e gjykatës, ajo ka mbajtur maskë në fytyrë dhe kapuç në kokë dhe nuk ka dhënë asnjë prononcim për gazetarët.

Sipas informacioneve, gruaja që akuzohet për vrasje nga pakujdesia, pranon se ka shkuar me fëmijën e saj në lumë, por mohon të jetë ajo që e ka vrarë.

Unë nuk e vrava fëmijën tim. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”, ka thënë vazhdimisht 29-vjeçarja.

Mediat greke shkruajnë se gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.

Më pas është nisur për në Aleksandri dhe ka qëndruar në një hotel, ku ka kaluar natën e ndërrimit të viteve, duke u kthyer më pas në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin në mëngjes.

Taksisti që e ka marrë nga lumi Aliakmonasit ka raportuar se në orën 16.05 ka marrë një telefonatë nga qendra për në lumë dhe prej aty ka marrë gruan që i ka thënë ta çojë në zonën e KTEL të Selanikut në Veria.

“Ajo nuk dukej e mërzitur, nuk kishte fëmijë me vete. Ai u ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale, normale, si të gjithë ne”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit