Shumica e shqiptarëve jetojnë në banesa të vogla, vetëm 6.2% e familjeve kanë shtëpi të madhe

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 02.01.2023, 16:24

Shqiptarët jetojnë në banesa me sipërfaqe të vogla. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në banesa me sipërfaqe që variojnë nga 51 deri në 90 m2.

Në banesa me sipërfaqe të madhe jeton vetëm një numër i vogël familjesh në Shqipëri. Ndërsa numri i familjeve që jetojnë në një shtëpi mesatare është rreth 34,8%. Në krahasim me vitin 2020 është regjistruar një rënie e përqindjes së familjeve që jetojnë në banesa të tilla.

Ndërkohë në bazë të qarqeve Durrësi dhe Elbasani, Berati dhe Fieri rezultojnë se kanë numrin më të madh të familjeve që jetojnë në banesa me sipërifaqe të mëdha .

Në qarqet Shkodër dhe Korçë është regjistruar rritje e numrit të familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqe me më shumë se 130 m2.

Por pavarësisht sipërfaqes së vogël të banesave 90.2 % e familjeve në vendin tonë sipas Institutit të Statistikave janë pronarë të banesës ku jetojnë duke u renditur të parët në Europë.

SIPËRFAQET E BANESAVE

4.9% e familjeve nën 50 m2

54,1% e familjeve 51-90 m2

34.8% e familjeve 91-130 m2

6.2% e familjeve mbi 130 m2

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit