Në rrjedhat e lumit Vardar gjendet trupi i pajetë i një gruaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.01.2023, 15:44

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles njofton se është gjetur një trup i pajetë në rrjedhat e lumit Vardar në Veles.

Nga QMK thonë se dyshohet se trupi i pajetë është i një gruaje që u raportua si e zhdukur natën e vitit të ri.

“Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles nga Policia-SPB Veles ka pranuar informatën se sot në ora 12.20 me datë 02.01.2023 në afërsi të urës në afërsi të fshatit Koçilarë, specialistë policorë nga MPB kanë gjetur trupin e gruas e cila me datë 31.12. .2022 (gjysmë ore pas mesnate) u hodh në ujërat e lumit Vardar nga vendi Malo Movçe në zonën qendrore të qytetit në Veles”, thonë nga QMK-Veles.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit