Shpërthen kolera, qindra të vdekur në Afrikë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2023, 13:39

Shkollat në dy qytete të mëdha në Afrikë kanë pezulluar mësimin pas një shpërthimi të koleres që deri më tani ka vrarë 595 njerëz.

Mësohet se shkollat në kryeqytet, Lilongwe, dhe qendra tregtare, Blantyre, do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën dy javë të tjera pas festave të Krishtlindjeve.

Përhapja e kolerës nisi në mars të vitit 2022, por është bërë akut kohët e fundit, teksa nëntëmbëdhjetë njerëz vdiqën vetëm në natën e Vitit të Ri.

Kolera infektohet duke ngrënë ushqim ose duke pirë ujë të kontaminuar me bakterin Vibrio cholerae. Mund të prekë fëmijët dhe të rriturit, duke shkaktuar diarre të rëndë dhe mund të vrasë brenda disa orësh nëse nuk trajtohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit