Tentoi të digjte ish-gruan në natën e ndërrimit të viteve, shqiptari nuk pranon fajin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2023, 12:55

Një shqiptar në Greqi i cili punonte në ndërtim në shtetin helen, në datë 31 dhjetor 2022 në hyrje të pallatit priste ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare.

E teksa ajo parkonte makinën ku ishte edhe djali i tyre, shqiptari e ka spërkatur me benzine, duke e kërcënuar se do ti vërë flakën.

50-vjeçari shqiptar, i cili kërcënoi ish-gruan e tij është lënë në burg nga autoritetet greke. Kosmoslarissa shkruan se ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në sheshin qendror të Larisës.

Po sipas mediave greke, ditën e djeshme ai kërkoi falje, teksa ka mohuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

“Nuk kam dashur të dëmtoj askënd, madje as veten time”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit