“Unë e dua gruan time, ju portaleve jua q*** r***”, Bes Kallaku flet për marrëdhënien me Xhensilen

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.01.2023, 12:35

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kryefjala e medieve rozë në ditët e fundit. Mediat kanë folur pafund, teksa as puthja që këngëtarja i dha aktorit të humorit, nuk mjaftoi për t’i dhënë fund aludimeve për ndarjen e mundshme të tyre.

Pas kësaj, Besi ka zgjedhur të bëjë një tjetër deklaratë nga ana e tij, për të shuar tërësisht aludimet. Pas një sfide të humbur ndaj Olsi Bylykut në emisionin “Zemër Luana”, Besi i është përgjigjur kërkesës së shokut të tij. Kallaku është shprehur i irrituar kundrejt njerëzve, që shpifnin gjëra të pavërteta.

Olsi: “Besi nuk kemi asnjë pyetje për ty, por duam një deklaratë nga ty për Xhensilën se plasën mediat”.

Besi: “Dua të jap një sqarim për të gjithë ju. Po tregoj historinë e një 15 vjeçare në një nga koncertet e mia që sjell një fletore që shkruante materiale humoristike dhe këngë. Ajo më ka kërkuar për t’i lënë një audicion kurdo në Tiranë ose ta ndihmoj që të ikë nga ky qytet.

I thashë që kjo është çudi se është qytet shumë i bukur. Qytetin tim e dua shumë fort, por po ma prishin imazhin njerëzit dhe këtu në Shqipëri më vjen keq, sepse njerëzit pa arritjet e veta, vjellin vrer në arritjet dhe aftësitë e të tjerëve.

Në vend që të ushqehemi me dashuri, po ushqehemi me mllef. Të vërtetën po e pranojmë si gënjeshtarë dhe të gënjeshtrën si të vërtetë. Dua ta mbyll me fjalën e At Zef Pëllumbit ‘Jemi verbue shpirtnisht’.

Nuk na bën krenar lashtësia kur duam të mundohemi të bëjmë varrin e vëllait, kjo është fatkeqësia jonë më e madhe. Deklarata ime është që unë e dua familjen time, dua vajzën dhe gruan time, e për të gjitha portalet ju q** r**”, ka thënë Besi, duke e vulosur që mes çiftit çdo gjë është në rregull.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit