Çmenden 2 persona në Tiranë, njëri dhunon gruan tjetri bashkëshorten dhe vjehrrin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2023, 12:11

Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë. Shtetasi me iniciale S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, ka dhunuar gruan e tij, teksa shtetasi me iniciale Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, ka rrahur vjehrrin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij. Më datë 02.01.2023, rreth orës 00:05, në sheshin "Skënderbej", nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spital shtetasi G. O., 58 vjeç, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit