Aksident i rëndë në Australi, 4 persona të vdekur pas përplasjes kokë më kokë të helikopterëve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.01.2023, 11:58

Një aksident i rrallë ka ndodhur në Australi, ku dy helikopterë janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe disa të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 14:00 më orën lokale, pranë parkut turistik Sea World në rajonin e Gold Coast. Në momentin fatal njëri prej helikopterëve po ulej dhe tjetri po ngrihej.

Mediat vendase raportojnë se viktimat dhe të plagosurit ndodheshin në të njëjtin helikopter. Ndërkohë, hetuesit dhe autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit