Harmonia fetare/ Një myslimane në radhë për të nderuar ish-Papa Benediktin XVI: Ai ishte një profesor!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.01.2023, 10:49

Që prej orës 9 të mëngjesit në Bazilikën e Shën Pietros ka nisur ceremonia për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-Papës së Nderit Benedikti i XVI, i cili u nda nga jeta në ditën e fundit të vitit. Mijëra njerëz janë në radhë për t’i dhënë lamtumirën Papës që do të kujtohet nga të gjithë.

Homazhet do të vazhdojnë deri ditën e enjte, pra tre ditë rresht, duke i dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve, për nderimet e tyre.

Mes mijëra besimtarëve në rradhë për të nderuar ish-Papën ishte dhe Fatima, një myslimane me origjinë nga Afrika.

"Ishte një Papë i mirë, ishte një Profesor. Mrekulli të shohësh gjithë këta njerëz. I ngjan një pelegrinazhi" tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit