Dëmtohen 10 vetura nga plumbat qorr

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.01.2023, 11:54

10 vetura kanë pësuar dëmtime nga plumbat qorr dhe bredharak në gjatë festës së Vitit të Ri në qytete të ndryshëm të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur dëmtimi i veturave ka ndodhur në Prishtinë, në Pejë, në Gjilan e Prizren.

Në Prishtinë janë raportuar pesë raste, ku ankuesit kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga plumbat qorr, Policia e Kosovës pas raportimeve ka dalë në vendin e ngjarjes. Xheladin Hana, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Zhan Zhak Ruso, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Marie Shllaku, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Mehmet Akif Ersoy, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Po ashtu në Gjilan një person ka raportuar se një tjetër ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë i është dëmtuar vetura e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Gjilan – Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe si pasojë nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e ankuesit mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

Edhe në Prizren është raportuar për dëmtimin e veturës nga një plumb.

Rr. Bajram Shala, Prizren – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

E në rajonin e Pejës, janë raportuar tri raste të dëmtimeve të veturave.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar.

Fsh. Katundi i Ri, Pejë 01.01.2023 – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Rr. Ymer Prizreni, Pejë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Fsh. Carrabreg i Ulët, Deçan – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit