Skena lufte në një burg në Meksikë, arratisen 24 të dënuar pas përleshjes së përgjakshme

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.01.2023, 10:21

Meksika e ka nisur vitin me një ngjarje të paprecedentë, ku plot 24 të burgosur janë arratisur nga një burg i sigurisë së lartë. Dyshohet se këta persona janë pjesëtarë të një karteli droge.

Persona të armatosur deri në dhëmbë me makina të blinduara kanë sulmuar godinën e burgut, duke shtënë drejt rojeve të këtij institucioni. Për disa minuta është krijuar një arenë e vërtetë luftë.

Ky sulm ndaj burgut shtetëror Chihuahua ndodhi pak pas orës 07:00 dhe raportohet për 10 persona të vrarë dhe 13 të burgosur të plagosur. Katër prej viktimave ishin të burgosur, ndërkohë është i paqartë numri i rojeve dhe agresorëvem që kanë humbur jetën.

Ndërkohë, në Meksikë po organizohet një operacion i madh. Policia ka kërkuar mbështetjen e gardës kombëtare dhe ka marrë asistencën e gjithë autoriteteve lokale, me qëllim arrestimin e autorëve dhe të dënuarve të arratisur.

Qyteti i Chihuahua ka përjetuar për vite të tëra përplasje të dhunshme midis karteleve rivale të drogës Sinaloa dhe Juarez, duke vrarë mijëra njerëz në dekadën e fundit. Ndërkohë, kjo luftë mes këtyre karteleve dhe shtetin gjithashtu të përfshirë vazhdon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit