Pas Shqipërisë, tërmeti “zgjon” Greqinë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2023, 09:00

Lëkundje tërmeti me magnitudë të shkallës 4.3 Rihter kanë goditur mëngjesin e sotëm Greqinë.

Tërmeti u shënua rreth orës 7:30 me orën greke, ndërsa epiqendra është shënuar në det në zonën e Mesinias, konkretisht në vendin e quajtur Methoni.

Thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë 23.5 kilometra. Ndërkohë lëkundjet u ndjenë edhe në rrethinat përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit