54-vjeçarja shqiptare vazhdon mësimet e klasës së 8-të në shkollë fillore

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.01.2023, 07:21

Xhevrie Sejdiu 54 vjeç nga Ferizaj udhëton çdo ditë në për të ndjekur klasën e tetë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Në këtë shkollë, zhvillohet mësimi për personat që e kanë lënë shkollën për arsye të ndryshme pasluftës.

Asaj i duhet të ndërrojë tre autobusë për të shkuar në klasë por 54-vjeçarja është e vendosur të arsimohet.

“Kam dëgjuar për shkollën, sepse e kam pasur atje një grua dhe ajo më ka thënë që shko se ishin arsimtarët shumë të mirë. Një herë, në fillim është kanë stres, qysh po më pranojnë shokët e shoqet, por e kam pa që është shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur”,-thotë ajo.

Sejdiu ka dëshirë të vazhdojë edhe shkollën e mesme me mbështetjen e fëmijëve të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit