Viti i Ri nuk shijohet me alkool, Shqipëria mes vendeve më pak pijedashës në Europë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.01.2023, 23:49

Sipas “Eurostat”, Shqipëria është një nga vendet që konsumon më pak alkool në Europë, të paktën për sa i përket atij të certifikuar dhe të tregtuar sipas rregullave normale të shtetit. Konsumi i pijeve alkoolike në Shqipëri është vetëm sa 19% e mesatares së Bashkimit Europian.

Vendi ynë është i parafundit në Europë për sa i përket konsumit të paktë të alkoolit, duke lënë pas vetëm Turqinë, që ka vetëm 5% të mesatares evropiane. Gjithsesi, në Shqipëri kjo shifër mund të jetë ndjeshëm më i lartë për shkak se pjesa më e madhe e rakisë dhe një përqindje e madhe e verës prodhohen në mënyrë artizanale.

Në rajon, më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, me 41% të mesatares europiane. Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut, me 39%. Në nivele të ngjashme me Shqipërinë është konsumi në Bosnjë Hercegovinë, me 21% të mesatares Europiane.

Megjithëse konsumi është i ulët, çmimi i pijeve alkoolike në Shqipëri është mbi mesataren evropiane, plot 122%. Sipas Eurostat, kjo mund të jetë një stepje e konsumatorit për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.

Ndërkohë, zviceranët janë të parët në Europë për konsumin e pijeve alkoolike me 208% të mesatares europiane. Pas tyre renditen austriakët (146%), estonezët (139), Letonia (138(, Lituania (137), Gjermania (131), që janë vende kryesisht të ftohta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit