Humbi jetën pas zjarrit që ra në godinë, ky është 17 vjeçari shqiptar që jetonte në Itali

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.01.2023, 20:59

Ky është Ledjan Imeraj, i riu që humbi jetën nga një zjarr që përfshiu qendrën e komunitetit të të miturve të huaj të pashoqëruar në Pasian di Prato në Udine të Italisë.

“Ledjani ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në një zjarr që i rrëmbeu ëndrrën për të jetuar atë jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte”, shkruan UdineToday.

Adoleshenti nuk ishte rikthyer në atdhe që kur ishte larguar dhe mezi priste të mbushte 18 vjeç për të takuar sërish familjarët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit