PS “surprizon” familjet e varfra në Librazhd me biskota në prag të skadencës

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 01.01.2023, 18:33

Disa familje të varfëra kanë pako me ushqime nga Partia Socialiste gjatë festave të fundvitit. Si duket pakot nuk kanë qenë formale por një paketim "i fshehtë" elektoral që mbante logon e PS-së.

E sikur të mos mjaftonte ndihma me qëllim përfitimin e votës, familjet që morën pakon e ushqimeve kanë kohë 13 ditë për t'i konsumuar ato. Po po, 13 ditë, pasi mbas datës 14, ushqimet skadojnë.

Denoncimi ka ardhur nga gazetari Osman Stafa i cili ka publikuar disa foto të ushqimeve, përmbajtjen e pakove ushqimore duke u shprehur se kjo është një tallje me familjet e varfra.

Gazetari shkruan:

Tallja e PS me familjet e varfëra, për t'u marrë votën...

Ditën e djeshme shume familje në Librazhd dhe fshatra, kanë marrë një pako ushqimore për të kaluar Vitin e Ri. Familjet janë ato me ndihmë ekonomike.

Në pako kishte: Biskota, keçap, 2 miell 2kg, sheqer (nga ato qeset që përdorim për t'ia hedhur kafes), Qumësht, çaj i ftohtë, 1 pako salçiçe dhe 1 pako qofte.

Kjo pako tallese u është shpërndarë pa pasur parasysh numrin e pjestarëve të familjeve. Kjo pako presupozohet t'u plotësonte familjeve të varfëra nevojat e tyre për të kaluar mirë festat.

Por përveç kësaj bie në sy, se data e skadencës së këtyre produkteve nis nga 5 janari, 8 janar, 9 janar, 13 e me radhë.

Në pako gjen edhe një kartolinë ku PS uron familjen në fjalë për sa më shumë shëndet dhe harmoni.

A ka më veprim fyes për qindra familjet që kanë marrë një pako të tillë?

Një veprim tallës, ku me anë të ushqimeve që skadojnë për pak ditë, synohet vota për zgjedhjet e pas pak muajve. Kjo sepse 2 vitet e fundit, për fundvit, një pako e tillë nuk ka ardhur në këto zona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit