Putin: Perëndimi po përdor Ukrainën për të shkatërruar Rusinë!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 31.12.2022, 17:49

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se vendi i tij nuk do t'i nënshtrohet kurrë përpjekjeve perëndimore për të përdorur Ukrainën si një mjet për të shkatërruar Rusinë.

Në një video mesazhin e Vitit të Ri të transmetuar në televizionin shtetëror rus, Putin tha se Rusia po luftonte në Ukrainë për të mbrojtur "atdheun" dhe për të siguruar "pavarësinë e vërtetë" për popullin e saj.

Në mesazhin e tij nëntë minutësh, mesazhi i tij më i gjatë i Vitit të Ri në mandatin e tij 20 vjeçar, Putin akuzoi Perëndimin se gënjeu Rusinë dhe provokoi Moskën për të kryer atë që ai e quan "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë.

“Për vite me radhë elitat perëndimore na siguruan në mënyrë hipokrite për qëllimet e tyre paqësore”, tha presidenti rus në fjalimin e tij, i cili u filmua para ushtarëve në selinë e Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Në fakt, në çdo mënyrë të mundshme ata inkurajuan neo-nazistët që kryen hapur terrorizëm kundër civilëve në Donbas”, tha Putin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit