Merr flakë fasoneria në Pogradec, fatmirësisht nuk ka të lënduar

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 31.12.2022, 17:36

Një fasoneri është përfshirë nga flakët në Pogradec.

Policia në njoftimin për media bën të ditur se zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht fhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 31.12.2022, rreth orës 15:50, në lagjen nr. 2 Pogradec, ka rënë zjarr në një fasoneri në pronësi të shtetasit G. G. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj”, njofton policia.

Ndërkohë është duke vijuar puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit