Kabosu është një qen 17-vjeçar Shiba inu, i cili jeton në Japoni sëbashku me pronaren e tij, e cila është një mësuese kopshti. Jo më kot kanë shpërthyer lajmet se ai tashmë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ai është qeni më i famshëm në internet, ndoshta edhe në të gjithë botën.
Mediat e huaja shkruajnë se ai vuan nga sëmundje të mëlçisë dhe nga leuçemia.
Fama e Kabosu-s daton në vitin 2010, kur një foto e tij duke pozuar me këmbë të mbledhura dhe një shprehje të çuditshme u përhap në Reddit, Tumblr dhe 4Chan. Përdoruesit e internetit shpejt filluan të përdorin photoshop për të mbivendosur fytyrën e Kabosu-së mbi fotot e ëmbëlsirave, pamjeve dhe kafshëve të tjera.
Popullariteti i memeve me qen u rrit në dhjetor 2013, kur dy zhvillues krijuan një kriptomonedhë alternative, të cilën ata e quajtën ‘dogecoin’, duke tallur Bitcoin. Dogecoin madje kishte vlerë mbi 400 dollarë në 2014 dhe konsiderohet si kriptomonedha satirike.
Elon Musk e ka deklaruar veten një tifoz të tij dhe Dogecoin ka sponsorizuar ekipin anglez të futbollit Watford Football Club, me fytyrën e Kabosu që shfaqet në mëngët e fanellës së ekipit.