Dua Lipa do të ndërtojë vilë superluksoze në Sarandë, përballë do të ketë ishullin e Korfuzit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 31.12.2022, 16:39

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila së fundmi u pajis edhe me pasaportën shqiptare, duket se do të bëhet me një vilë super luksoze në Sarandë.

Lajmin e ka bërë të ditur “PageSix”, e cila shkruan ndër të tjera “na është thënë se shtëpia e re në qytetin bregdetar, që ndodhet përballë ishullit grek të Korfuzit, do të ketë pamje madhështore me pamje nga deti Jon.”

Media në fjalë ka kontaktuar edhe një përfaqësues të Dua Lipës, por ai nuk pranoi të prononcohej.

Në vitin 2016, këngëtarja dhe babai i saj, Dukagjin Lipa themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.

Në verën e vitit 2021, ajo pushoi në vendin tonë me familjen dhe të dashurin e atëhershëm Anwar Hadid dhe darkoi me kryeministrin Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit