Duket se në këtë fundvit, çmimi i kilogramit të gjelit të detit ka kapur shifrën e padëgjuar ndonjëherë.
Plot 20 mijë lekë/kg po shiten gjelat në Baldushk të Tiranës.
Siç shihet nga videoja e mëposhtme, gjeli që peshon 9 kg kushton 184 mijë lekë. Vetë tregtari e thotë se kilogrami ka shkuar edhe 22 mijë lekë.
Qytetari habitet kur dëgjon këtë shifër dhe nuk e blen fare.