Merr flakë paneli elektrik në një pallat në rrugën e Elbasanit, një grua dhe një i mitur dërgohen me urgjencë në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.12.2022, 13:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit.

Një panel elektrik në një pallat në këtë zonë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e zjarrit dy persona, prej të cilëve një grua dhe një i mitur kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Personat në fjalë janë dërguar me urgjencë në spital ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit. Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit