Arrestohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.12.2022, 12:41

Nga MPB njoftojnë se kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, i dyshuar për kontrabandë me emigrantë. Në automjetin e tij janë gjetur 5 emigrantë nga India.

“Me datë 30.12.2022 në ora 10:50 në kryqëzimin Përdejci, në magjistralen Shkup – Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria J.K.(51) nga Kosova. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Fiat Tipo” me targa regjistrimi të Shkupit, në pronësi të një agjencie rent-a-car, të cilën e drejtonte ai, janë gjetur pesë persona – emigrantë nga India”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit