Vdes në rrethana të dyshimta një person në Novobërdë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.12.2022, 12:37

Policia ka bërë të ditur se ka vdekur një person në Novobërdë. Rastin e ka lajmëruar shoku i tij, me të cilin po qëndronin në një vikendicë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar ndihmën mjeksore qe të shkojë në vikendicë ku ka qenë duke pushuar pasi që shoku i tij viktima mashkull kosovar nuk është duke lëvizur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndihma e shpejtë e cila ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit