Ka humbur jetën tek Spitali i Traumës 62-vjeçari Lazer Daija.
Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Dajçit, ditën e martë në Lezhë.
Pas ngjarjes është arrestuar shoferja Tamara Krasniqi.
Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në urgjencën e Lezhës e më pas drejt Spitalit e Traumës në Tiranë, por 62-vjeçari nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen në spital.