Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare ish- Papa Benedikti XVI

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.12.2022, 11:21

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare Jozef Ratzinger, Papa Benedikti XVI.

Më 11 shkurt 2013, ai njoftoi dorëheqjen e tij "nga ministria e peshkopit të Romës".

Ish Papa ishte i teti që hoqi dorë nga ministria Petrine.

Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Vatikan në moshën 95-vjeçare.

“Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34, në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan”.

Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni. “Më shumë informacione do të pasojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, shton ai.

Mëngjesin e të hënës, 2 janar 2023, trupi i papës emeritus Benedikti XVI do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për përshëndetjen e besimtarëve. Ky lajm u konfirmua publikisht nga zyra e shtypit e Vatikanit, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”.

Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit