200 MLN € në vit/ Ronaldo: Vizioni i Al Nassr është frymëzues!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.12.2022, 10:32

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Një lëvizje që do të sinjalizojë në mënyrë efektive fundin e karrierës së tij të nivelit të lartë si lojtar, por gjithashtu do të sigurojë që të shpërblehet jashtëzakonisht mirë me afrimin e pensionit të tij.

Ronaldo konkretizoi me firmë një kontratë me klubin e Riadit të premten pasdite. Marrëveshja mendohet të zgjasë deri në vitin 2025.

Në shpalljen e marrëveshjes, klubi thjesht postoi në Twitter se "atleti më i madh në botë nënshkroi zyrtarisht për Al Nassr".

”Jam i emocionuar për një përvojë të re në një ligë ndryshe dhe në një vend tjetër, vizioni që ka Al Nassr është shumë frymëzues”, tha Ronaldo.

Ai do të paguhet: • 200 milion €/vit • 16.67 milion €/muaj • 3.888 milion €/javë

• 555,555 €/ditë • 23,150 €/orë • 386 €/ minutë • 6,5 €/sekondë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit