Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një fshat fshat të Malishevës, ku një grua është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.
Siç raporton gazeta Sinjali, bëhet fjalë për një grua, e cila dyshohet se ka bërë vetëvrasje me kabllo të energjisë elektrike.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 60-vjeçaren, Hanife Berisha, vdekja e së cilës është konfirmuar nga ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur dje pas orës 12:00, kur Policia mori informacionin për këtë se e ndjera ishte gjetur e vdekur.
Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë 60-vjeçaren drejt vetëvrasjes.
Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.
Rastin e kanë konfirmuar nga Policia Rajonale në Gjakovë.
“Sot rreth orës 12:30 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se në fshatin Carravranë-Malishevë një person dyshohej të ishte pa shenja jete. Policia ka dalë në vend-ngjarje si dhe një ekip mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1962. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”.