Patronazhistët e PS duket se jo vetëm do e lënë të paprekur rrogën mujore, por me shpërblimin për punën e mirë që kanë vërë këtë vit qeveria do i shpërblejë me 200 mijë lekë.
Rilindasit, punonjës të administratës të cilët kanë spiunuar popullin shqiptar për të fituar ndonjë kockë nga partia e kanë raportuar të dhënat e preferencat tyre për zgjedhje duke bërë propagandë, do hanë gjelin e detit e mbase edhe pak më shumë.
Të qenit krah i partisë ka të mirat e veta, aq sa kryeministri të shpërblen për fundvit kur këtë shumë mund ta dërgonte për të ndihmuar familjet e varfra që natën e ndërrimit të viteve do flenë gjumë për t’i mbijetuar urisë.