Sipas të dhënave për vitin 2022, shqiptarët vishen me veshje me çmime ekonomike por me stil, sesa me ato të markave të luksit. Arsyeja kryesore për këtë zgjedhje janë të ardhurat e ulëta të cilat i bëjnë veshjet e shtrenjta të papërballueshme.
Mania për t’u dukur bukur në Instagram i ka çuar të pasurit deri tek stilistët personalë. Kryesisht shqiptarët nuk kurseheb tek veshjet, pasi duan të tregojnë stilin e tyre publikisht.
Populli shqiptar ka prirje për veshje luksi por kufizohet nga pamundësia ekonomike. Shqipëria është më e shtrenjta në rajon për veshjet, çmimet e tyre i afrohen mesatares së BE.